Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa e cila tash është e njohur edhe ndërkombtarisht me zërin e saj, së fundit ka treguar sërish se ka prejardhje nga Kosova.
Ajo në llogarinë e saj në Twitter, ka postuar një libër të gjyshit të saj, i cili në vitet 1990-1995 ishte shef i Institutit të Historisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Dua Lipa ka shkruar se gjithmonë dëshiron të tregojë historinë e vendit të saj dhe nga rrjedh gjaku i popullit tonë.
“Gjyshi im Seit Lipa ishte Shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshirojë t’i tregojë historinë tonë, ku jemi dhe nga është gjaku jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që unë jam nga Kosova”, ka shkruar Dua Lipa.
Mirëpo kjo nuk ju ka pëlqyer fansave të saj serbë. Ajo ka marr një numër të madh të komenteve, duke i shkruar se Kosovës është Serbi.
Përveç komenteve, ata i kanë postuar Dua Lipës edhe foto me mbishkrime të tilla dhe me flamurin Serbë. Po ashtu në këtë postim ka pas edhe komete ku kanë pyetur se “Ku është Kosova”.
Dua Lipa së fundi ka shënuar mjaftë suksese në skenën ndërkombëtare të muzikës. Ajo në muajin që lam pas ka fituar çmimin “këngëtarja më e mirë” në Britani. /Insajderi.com
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit