Sëmuret Rita Ora, anulon të gjitha koncertet

16:37 | 21 Maj 2018
A. B.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, dhe  ka anuluar të gjitha koncertet e saj.

Në videon e postuar  në rrjetin social Twitter ajo u ka kërkuar falje fansave dhe njëherësh ka bërë të ditur anulimin e koncerteve.

Kjo nuk u prit mirë nga fansat e Ritës të cilët i replikuan duke i thënë se tashmë i kanë blerë biletat për të qenë prezent në koncertin e saj.

Kujtojmë se turneu i saj ‘Girls’ deri në këto momente i ka ecur mjaft mirë dhe  në vendet ku ka arritur të performoj janë mbledhur një numër i madh i publikut për ta ndjekur./arbresh.info

rita

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme