Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora duket se është zgjuar në mëngjes me një lajm aspak të këndshëm.
Një problem ka ndodhur me fytin e saj pasi ka laringit të rëndë, por pavarësisht kësaj ajo ka zgjedhur të performojë.
Në një postim në Instagram, Rita shkruajti: “Sapo u zgjova për të punuar në Paris dhe ishte ora 8 e mëngjesit kur fillova të shkruaja këtë. Kuptova se dicka nuk shkon. Shkova te një doktor dhe më tha që kam laringit të rëndë dhe një bakter në fyt.
Kurrë nuk kam dëgjuar më parë për këtë të dytën. Është gjithmonë e frikshme kur gjëja që përdor më shumë kthehet në gjendje delikate. Mos u shqetësoni! Gjithsesi do përpiqem me maksimumin tim që të performoj me Liam në Paris dhe të ndjek premierën e Fifty Shades Freed! Më uroni fat.”
Laringiti është një inflamacion i laringut dhe kordave zanore nga bakteret, viruset apo irritimi. Kjo gjë shkakton infeksione të rrugëve respiratore, ngjizje zëri dhe ethe.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...