Semi dhe Einxhel duket se po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
Këngëtarja madje ka nisur të diskutojë me Shkirën edhe çështje që i përkasin jetës private.
Mbrëmjen e djeshme, Semi zbuloi për herë të parë se ka një djalë jashtë shtëpisë, të cilin e pëlqen dhe dëshiron të shohë se si do të shkojnë gjërat mes tyre pasi të dalë nga loja.
Pjesë nga biseda:
Semi: Kam dikë që e pëlqej. E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh.
Einxhel: Do bësh më të mirën tënde.
Semi: Po.
Einxhel: Dhe nëse është i zgjuar dhe një person i mirë, do ketë parë tamam çdo lloj gjëje.
Semi: Unë mendoj që e ka parë.
Einxhel: Nëse jo, nuk është i duhuri.
Semi: Po, po, sigurisht. Thjesht e pëlqej, jo se… Do kisha qejf të shihja si do shkonte.
Einxhel: Jo, jo… S’ka arsye për mos me të pëlqy. Vetëm nëse do ishte budalla, mos të të pëlqente.
Jaupaj ka qenë në një lidhje me Bojken Lakon për më shumë se dhjetë vite. Artistja u dashurua me Lakon kur ishte vetëm 17 vjeç, por me kohën, të dy kuptuan se funksionojnë më mirë si shokë sesa si partnerë.
Prandaj, vitin e kaluar, Semi zbuloi se është ndarë nga Bojkeni, por vazhdon të ruajë miqësinë me të. Madje edhe për të hyrë në “Big Brother VIP”, këngëtarja i ka marrë mendim Lakos.
Ish-çifti nisën një romancë në vitin 2011, vetëm katër muaj pas ndarjes së Lakos nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. /tch
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal