Selena Gomez shkëlqen në kampanjën e re për ‘Puma’

17:14 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur është bërë fytyra e re reklamuese për brendin Puma në nëntorin e vitit të kaluar.

Duke qenë tashmë pjesë e kësaj kampanje, Selena Gomez, është dukur tejet sensuale me veshjet sportive, shkruan arbresh.info.

Në fotoshoting e ri të Pumas, Selena shihet e veshur me trenerka dhe atlete të modeleve të ndryshme dhe për të paraqitur koleksionin e fundit.

Ndryshe, 25-vjeçarja kohëve të fundit ka deklaruar se është në konflikt me nënën e saj për shkak të ribashkimit me këngëtarin kanadez Justin Bieber./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme