Selena Gomez tha se ajo “gënjente veten” për të mos u prekur nga komentet negative të body-shamers. Madje ajo pranoi se mbyllej në dhomën e saj dhe qante.
“Gënjeja vetn. Shihja fotot e mia dhe thosha, “Nuk ka rëndësi. Nuk ëahtë evërtetë kjo që po thuhet”, tha aktorja 30-vjeçare në dokumentarin e Apple TV+ Dear, i cili u transmetua të enjten.
Gomez, e cila ka marrur komente negative për sa i përket fizikut të saj, tha se pavarësisht se e prezantonte veten si të fortë ndaj trollëve në internet, ajo po qante pa pushim në dhomën e saj.
“Po thoja gjatë gjithë kohës se nuk më shqetësonte, sepse nuk doja që të ndjeheshin keq edhe njerëzit e tjerë që po vuanin nga e njëjta gjë.” Këngëtarja, 30-vjeçare, vazhdoi, duke shtuar “Të diskriminohesh për atë që dukesh, si je apo kë do, mendoj se është e padrejtë. Nuk mendoj se askush e meriton gjithë këtë”.
Gomez, e cila u diagnostikua me lupus në vitin 2014, tha se njerëzit në internet gjenin gjithmonë diçka negative për të thënë për të, pavarësisht nga efektet anësore të dhimbshme të sëmundjes së saj kronike.
“Po më vinte turp sepse kisha shtuar peshë për shkak të lupusit tim”, tha ajo.
Gomez iu përgjigj komenteve që mori për paraqitjen e saj në Golden Globes 2023.
“Jam pak e shëndoshë për momentin sepse u kënaqa gjatë pushimeve”, shkroi ajo në Instagram pas çmimeve, duke shtuar, “por nuk më intereson.”
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...