Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka prezantuar një pjesë të vogël nga dokumentari i saj. Ajo do të tregojë momente nga jeta e saj, më së tepërmi vështirësitë duke iu referuar problemeve shëndetësore
“Kam punuar gjithë jetën time që e vogël dhe nuk dua të jem super e famshme. Por, e di që nëse tashmë jam këtu, duhet ta përdor për të mirën time”, thekson Selena e përlotur
Gjithashtu, ajo është ndalur edhe te lupusi me të cilën po lufton prej vitesh ashtu sikurse dhe me ankthin,
“Vetëm bëhu kjo që je, Selena. Askujt nuk i intereson se çfarë bën ti. Ka të bëjë me atë se kush jam unë. Se jam mirë ku jam. Jam mirënjohëse sepse jam gjallë…”.
Më herët, këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.
Ylli i “Only Murders in the Building” e tha këtë gjë në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”.
“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, të cilat gjithashtu janë mikeshat e saj prej kohësh.
“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem.
Selena në këtë dokumentar do të flas edhe për lidhjen, ndarjen dhe më pas ribashkimin e përsëri ndarjen me këngëtarin Justin Bieber. /arbresh.info/
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...