Google ADS

Selena Gomez: Kurrë nuk jam ndjerë e barabartë me partnerët e mi

01:13 | 23 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Këngëtarja Selena Gomez ka dhënë së fundmi një intervistë për “Vogue Australia”, ku ka folur për jetën e saj personale.

Selena ka rrëfyer se në gjitha lidhjet që ka patur nuk e ka ndjerë veten të barabartë me ish partnerët e saj.

Mendoj se shumica e lidhjeve të mia kanë qenë të mallkuara. Kam qenë shumë e re për t’u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në një marrëdhënie. Kurrë nuk jam ndjerë e barabartë me partnerët e mi”, u shpreh këngëtarja. Gjithashtu ajo shtoi se fjala “Rare”, e cila ka dhe një linjë produktesh bukurie me të njëjtin emër, do të thotë kaq shumë për të ndërsa shpjegoi se mishëronte mënyrën se si donte ta jetonte jetën e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme