Selena Gomez ka kohë që po flitet se vuan nga një sëmundje, por që deri më tani nuk ka folur vetë personazhi.
Këngëtarja me vitet të tëra vuan nga lupusi që po i shkakton probleme të vazhdueshme shëndetësore, si pasojë e të cilave në vitin e kaluar iu nënshtrua transplantimit të veshkës.
Ndërkohë, ajo është detyruar të shtrihet në një qendër spitalore për shkak të problemeve me shëndetin mental.
Bukuroshja i është rikthyer rrjeteve sociale me një mesazh për fansat duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Ka kaluar një kohë që ju nuk keni dëgjuar për mua, por dëshiroj t’ju uroj të gjithëve një vit të lumtur dhe t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen. Vitin e kaluar ishte patjetër një vit i vetë-reflektimit, sfidave dhe rritjes”, shkroi fillimisht.
“Gjithmonë janë ato sfida që ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të kapërceni. Më besoni, nuk është e lehtë, por jam krenare për personin që po bëhem. Ju dua të gjithë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ndryshe, ajo hyri në rehabilitim për shëndet mendor këtë javë, pasi thuhet se u ndikua nga fejesa e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...