Google ADS

Selena Gomez: Ish-të dashurit e mi mendojnë se jam e çmendur

20:01 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Selena Gomez u bë reale në lidhje me dashuritë e saj të jetës, ndërsa po promovonte linjën e shumë pritur të makijazhit “Rare Beauty”.

Në një intervistë me grimeren Nikkie de Jager, e cila në YouTube njihet me NikkieTutorial, këngëtarja e “Lose You to Love Me”, ka rrëfyer shumë të pathëna mbi jetën përfshirë këtu se ajo nuk dëshiron të takohet me askënd aktualisht.

“Është e vështirë në karantinë”, Gomez i tha Jager, duke sqaruar se kjo nuk ishte një ‘ftesë për askënd’.

“Është shumë qesharake që mendojnë se dua një të dashur dhe gjëra të tjera”, tha ajo.

“Të gjithë ish-ët e mi mendojnë se jam e çmendur”, shtoi ajo. Kështu që nuk më intereson.

Gomez, e cila rrëfeu për ‘takimet e frustruara’ në “Boyfriend”, ka bërë të qartë se nuk është duke kërkuar për një të dashur tani.

“Dua të jem e qartë që të kem një të dashur nuk është prioritet për mua”. “Si një pjesë e madhe e njerëzve, jam duke u lutur për paqe, bashkim dhe largim më të shpejt të pandemisë”, shtoi 28 vjeçarja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme