Selena Gomez imazhi i ri i ‘Puma’

00:26 | 19 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të gjitha artistet tona të preferuara shpesh janë lidhur edhe me market më të preferuara.

Së fundmi, Selena Gomez është zgjdhur të jetë fytyra e re e Puma, transmeton portali arbresh.info

Sipas ‘Vogue’ pritet që në mes të këngëtares dhe kompanisë të krijohet një partneritet afatgjatë.

Në një intervistë për revistën, ajo ka thënë se atletet Puma i kanë ndryshuar jetën asaj dhe që vazhdojnë të mbeten një ndër veshjet e saj më të preferuara.

“Të jem pjesë e kompanisë Puma është një gjë shumë e emocionuese për mua”, ka deklaruar këngëtarja gjatë një konference për shtyp.

“Puma ka ndryshuar qasjen e atleteve në botë dhe është e mahnitshme të shohësh se sa ndikim ka sjellur në stil dhe kulturë. Kjo më bën shumë të gëzuar që jam pjesë e kompanisë,” ka shtuar ajo./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BZMKHI6A3fu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme