Selena Gomez flet për momentin e saj ‘jetë a vdekje’, që nxiti transplantimin e veshkës

19:29 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Selena Gomez vendosi të flas hapur në lidhje me luftën e saj me shpresën.

Këngëtarja 25 vjeçare foli në “Lupus Research Alliance Annual Gala” në New York, një ditë pasi ishte pjesë e skenës në American Music Awards të vitit 2017, transmeton arbresh.info.

“Unë jam vërtet e nderuar të jem këtu me të gjithë ju sonte, siç e dini, unë u diagnostifikova me Lupus rreth pesë apo gjashtë vjet më parë”, tha ajo në galeri.

Ajo ka treguar se arsyeja se pse po flet për situatën e saj është për të rritur  ndërgjegjësimin për sëmundjen.

“Unë kam folur për gjendjen time për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Pasi kalova aq shumë teste për të monitoruar veshkat, mjekët më than se kam lupus. Ata më thanë se kisha nevojë për transplantim të veshkave”, shtoi në mes tjerash Gomez.

Gomez kujtoi momentin e saj  “jeta ose vdekja” me të cilën ajo u përball dhe me mikën e saj më të mirë, Francia Raisa, e cila e ndihmoi atë.

“Arrita me një pikë kështu  ku ishte në pyetje jeta ose vdekja,  fatmirësisht, një nga miket e mija më të mirë më dha veshkën e saj dhe ishte dhurata e fundit e jetës. Dhe tani jam shumë më mirë “

Këngëtarja gjithashtu falënderoi mjekët që e kishin ndihmuar. Ajo shtoi se megjithëse ajo kishte mjaft fat për të marrë një transplantim të veshkave, por jo të gjithë e kanë atë mundësi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme