Selena Gomez flet për kohën kur ka qenë në rehabilitim, por a ka tentuar vetëvrasjen?!

16:02 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja Selena Gomez ka më shumë se dy muaj që ka dalë nga rehabilitimi dhe që nga ajo kohë ajo është shfaqur shumë inspiruese.

Që prej daljes nga qendra e rehabilitimit, ajo ka qenë më e hapur dhe më e ndjeshme në lidhje me shëndetin e saj mendor dhe gjithnjë e më shumë e ka shprehur se sa e rëndësishmë është për njerëzit që të kujdesen për vetën, transmeton portali arbresh.info.

Ajo është fokusuar në promovimin e serisë ’13 Reason Why’, seri e bazuar nga romani me të njejtin emër dhe që pritet të shfaqet në muajin e kaluar.

Libri i shkruar Jay Asherit flet për 13 arsyet që një adoleshent vendosi të vrasë të vetën, ndërsa Gomez ka spjeguar pse kjo e temë e tërhoqi atë.

“Dua apo s’dua, shumë njerëz më kanë parë duke u rritur dhe e dinë se si jam ndjerë. Në të vërtetë unë kurrë nuk kam dashur të jem person i largët me të tjerët. Mendoj, se njerëzit kanë parë nga unë shumë gabime, por unë jam duke u munduar që t’i përdor ato për të mirë, sepse atëherë ata do të jenë në gjendje të më besojnë”, ka thënë Gomez.

Ajo mendon se kjo seri ka të bëjë me adoleshentët e ditëve të sotme dhe shkëputjen e tyre nga njerëzit tjerë.

Në lidhje me rehabilitimin, Selena ka vendosur që te jetë e hapur me fansat e saj, duke thënë  se ‘ajo ka qenë një kohë e vështirë’.

“Unë kam qëndruar aty për 90 ditë dhe jam takuar me disa adoleshentë tjetë ku kemi diskutuar për kohën që kam kaluar”, ka thënë ajo.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë përgjigje kontrete rreth vetëvrasjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme