Sean Penn: Donald Trump është “armik i njerëzimit”

01:17 | 15 Janar 2018
Trina Galanxhi

Aktori dhe regjisori i njohur Sean Penn e ka quajtur Presidentin amerikan, Donald Trump “armik të njerëzimit”.

Penn ka reaguar pasi i quajti Haitin, El Salvadorin dhe vendet afrikane “vrima qenefi”, transmeton portali arbresh.info

Aktori pati vlerësuar vendimin e ish-presidentit amerikan, Barack Obama që të ndihmojë njerëzit në Haiti, pasi vendi u godit nga një tërmet i tmerrshëm më 12 janar 2010.

Gjatë mandatit të Obamës, rreth 22 mijë njerëz u vendon në Shtetet e Bashkuara që të vazhdonin jetën, pasi tërmeti kishte shkatërruar çdo gjë të tyren.

Aktori Sean Penn ishte përkushtuar që të  ndihmonte Haitin pas tërmetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme