“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe i paralajmëron ata

21:39 | 27 Nëntor 2024
K.B

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë mbledhur bashkë me kërkesë të Drilonit, pasi ai deshi të fliste me ta.

Driloni u shpreh se ka diçka për t’u thënë, duke theksuar vazhdimisht se ky është një paralajmërim i fundit nga ai.

Ai është shprehur se nuk dëshiron që askush ta puth apo t’ia prek trupin pa dëshirën e tij.

“Është një temë që po e them tani, e kanë parë njerëzit këtu brenda, edhe nëse e kanë parë njerëzit këtu brenda, e kanë parë edhe jashtë.

“Është paralajmërimi i fundit që po ua bëj që nëse ndodh edhe njëherë, unë do të reagojë ashtu siç dua të reagojë. Deri tani nuk e kam kqyr veten, por i kam rënë pishman që ndonjëherë nuk kam folur kur është dashur të flas”.

“Po ua them tani, ju pini alkool sa të doni, bëni ç’të doni, por problem është se ju kur po pini, njerëzit po i futni në siklet. E unë mbrëmë nuk jam njerë mirë tek disa gjëra”.

“Nëse unë e përqafoj ndonjë çikë apo dikë, është prej meje, por nëse vini ju, as nuk dua të puthem, as në faqe as askund, as nuk dua të më kapni nëse nuk dua, as nuk dua të më prekni nëpër trup” , është shprehur ai.

Duke mos përmendur emra, Driloni tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një person, por më shumë se aq.

“Nuk është vetëm një njeri, nuk e kam fjalën për një, por për më shumë, ndoshta nuk kam reaguar ashtu siç është dashur, sepse më ka ardhur keq, por prej sot dijeni që është boll dhe nuk dua të ndodh më, e nëse ndodh edhe njëherë unë do të flas si dua të flas. Unë po them është paralajmërimi i fundit nga unë”, u shpreh tutje Driloni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme