Google ADS

Scarlett Johansson martohet me Colin Jost në një ceremoni ‘intime’

00:50 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është martuar me të fejuarine  saj Colin Jost në një ceremony private.

Dasma është zhvilluar në fundjavë, është deklaruar nga një shoqatë bamirësie me bazë në SHBA për të moshurit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Organizata bamirëse deklaroi se Johannson dhe Jost mbështesin punën e tyre me njerëz të pambrojtur gjatë pandemisë Covid-19.

“Ceremonia ishte “intime … me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masat paraprake të sigurisë Covid-19”, thuhet në postimin e organizatës në Instagram.

“Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojë në krijimin e një ndryshimi për të moshuarit e pambrojtur gjatë kësaj kohe të vështirë,” shtoi postimi, përpara se t’u kërkohej fansave të dhuronin për bamirësinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga njerëz të afërt të aktores.

Johansson ka filluar takimet me komedianin në vitin 2017, pasi ishte shfaqur në një nga emisionet e tij në Saturday Night Live./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/CG8Cx8qs4JX/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme