“Sasa” reagon pas komenteve që mori për lidhjen e saj të re me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld

17:17 | 31 Tetor 2020
A. B.

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë ndër personazhet më të diskutuar së fundmi në media.

Ajo ka nisur një lidhje të re me futbollistin 21-vjeçar me prejardhje nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld.

Në një intervistë për “Prive”, Matoshi pranoi se gjithçka mes tyre nisi nga një takim rastësor në lokalin e saj, ku Keith i cili është ish-futbollist i klubit vendor, Feronikel, frekuentonte shpesh lokalin e saj.

Ajo madje nuk hezitoi të përgjigjet edhe në pyetjen se çfarë mendon për paragjykimet e njerëzve, ku u shpreh si “i vjen keq për ata njerëz që gjykojnë njerëzit me ngjyrë”.

Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, aktorja duket se ka një reagim të shkurtër, për të përmbledhur gjithë këtë histori e cila është bërë virale në të gjitha mediat.

“Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”, ka shkruar aktorja Matoshi në InstaStory.

Mesa duket komentet e shumta negative dhe paragjykimet, Adriana është gati t’i lërë pas dhe të shijojë në maksimum qëndrimin në krahët e mashkullit tek i cili ka gjetur qetësi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme