Sarah tregon se i shkroi një letër DJ PM: Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë

23:31 | 19 Dhjetor 2021
A. B.

Bisedat ndërmjet banorëve të shtëpisë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes, pasi shpesh tregojnë diçka interesante apo edhe ndonjë detaj nga jeta e karriera.

Gjatë ditës së sotme (e diel), një bisedë është zhvilluar mes blogeres Sarah Berisha dhe modeles Beniada Nishani.

Influencerja nga Shqipëria ka shprehur mallin për DJ PM pas largimit të tij, me të cilin nisi një njohje brenda shtëpisë.

Para se të merrte valixhet, ajo ia kishte lënë një letër me një mbishkrim mjaft të bukur e po aq edhe emocional.

“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”, tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme