Ish-banorja e edicionit “Big Brother Albania VIP”, Sarah Berisha e cila la gjurmë në format duke u kthyer në nja nga vajzat më të pëlqyera të publikut, tashmë moderatore e emisionit “Kosherja” ka folur për marrëdhënien me Pajtim Krasniqin (DJ PM) dhe eksperiencën në “BB VIP”.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Wake Up”, blogerja ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe në eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë. Ajo u shpreh se do të dontë të kishte përballuar më mirë debatet e në mënyrë më të fortë.
“Tek vetja do kisha ndryshuar të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. Sikur t’i kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë. Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Gjënë tjetër, të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë.”- është shprehur ajo.
Ndërkohë, e pyetur se si po vijon lidhja me Dj PM, Sarah tha se po i kushtojnë shumë kohë njëri-tjetrit. Ata janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.
“ Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë.”
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...