Tre ish-banorët e Big Brother VIP, çifti Sarah Berisha dhe DJ PM kanë ruajtur shoqërinë me aktorin Donald Veshaj edhe pas përfundimit të edicionit të parë të spektaklit.
Ata janë takuar në ditën e djeshme në një një darkë nga ku edhe nuk kanë munguar postimet e ndryshme në llogaritë përkatëse në Instagram.
Ishte Donaldi ai që solli disa pamje nga darka e tyre e përbashkët ku e ngacmonin Sarën me shaka duke e pyetur pse akoma nuk e ka llogarinë e Instagramit të verifikuar, ashtu siç e ka ai dhe PM.
Më pas të njëjtin postimi e ka shpërndarë dhe blogerja teksa sipër shkruan: “më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.
Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh përkrah DJ nga Kosova, me të cilin krijojë një shoqëri të fortë gjatë qëndrimit në BB VIP.
“Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”, ka shkruar Donaldi në foton me PM.
Ndërkohë, kujtojmë që Donaldi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundim i Big Brother VIP.
Ditë më parë aktori dhe këngëtari ka publikuar këngën “Picasso” në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.
Ndërkaq, DJ PM aktualisht është i angazhuar me koncerte, teksa Sarah ka nisur karrierë si moderatore në emisionin “Kosherja Show”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...