Sara Hoxha është duke e fshirë tatuazhin me shkronjën “L”

11:52 | 27 Prill 2024
K.B

Sara Hoxha vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar të momentit.

E ftuar dje në emisionin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ishte Sara Hoxha e cila është vënë përballë disa pyetjeve nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe fëmijët.

Një prej tyre ka vërejtur se Sara është duke e fshirë një tatuazh që e ka në dorën e saj.

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…”, është përgjigjur Sara.

Tutje ajo ka thënë se ka qenë vetëm partnjerja e Ledrit, pasi çifti nuk u martuan zyrtarisht.

Sara: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës. Vetëm partnerja”, është shprehur ajo.

Tash e një kohë ish çifti jetojnë të ndarë, dhe ata i lidh vetëm vajza e tyre Poem Blu Vula./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme