Google ADS

Sara Gjordeni zbulon gjendjen shëndetësore të nënës së Bardhit

11:15 | 12 Mars 2024
K.B

Ish banorja e Big Brothet Vip Albania, Sara Gjordeni, që duket sikur ka “një luftë të ftohtë“ me menaxherin e Bardhit, Jetmir Agajn, në një lidhje telefonike në Big Brother Radio, komentoi lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit.

Ajo e nisi telefonatën duke zbuluar se po shkon në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se shëndeti i nënës së Bardhit është më i rëndësishëm se çdo gjë aktualisht.

Megjithatë, një kërkesë e kishte për publikun:

“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm te gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikate, por në përgjithësi është mirë. Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj. Mua më vjen shumë keq sepse unë po mbaj mbi kurriz, ofendime, fyerje dhe aludime. Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit”, u shpreh ajo.

Bardhi la përgjysmë garën e tij në Big Brother VIP Albania 3 të shtunën.

Kjo pasi vëllai i tij hyri brenda në shtëpi dhe i tregoi se ëma nuk e ka të mirë gjendjen shëndetësore.

Pas kësaj, reperi vendosi që të linte përgjysmë garën.

Dalja e papritur e Bardhit u komentua duke u cilësuar si e dyshimtë.

Ai ka thyer heshtjen duke publikuar një fotografi të nënës së tij nga spitali.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam. I lumtur që je më mirë”, ka shkruar ai.

“Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, vazhdon tutje ai.

Ishte Sara e para ajo që ngriti dyshimet, duke thënë se menaxheti i tij ishte kundër lidhjes me Bardhin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme