Ata të dy u përfolën kaq shumë për një lidhje me njëri tjetrin, por publikisht nuk e pranuan kurrë.
Po flasim për moderatoren bukuroshe, Kiara Tito dhe këngëtarin Butrint Imeri.
Të rinjtë u fotografuan duke drekuar së bashku, por Kiara në intervistën e saj për Thumb u shpreh se kishin qenë me disa miq, por paparaci kishte zgjedhur momentin për të fotografuar kur nuk kishte pasur njeri tjetër në tavolinë përveç të dyve.
Butrinti nga ana tjetër, me “oratorinë” e tij u mundua ta mohojë lidhjen me Kiarën, por në një foto të postuar në Instagram ku shfaqej në të njejtën pishinë, ku ndodhej edhe Kiara duket se i demaskoi të dy.
Ama, si çdo fillim që ka një fund, edhe lidhja e të dyve duket se mbaroi!
Dy personazhet e njohur nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram dhe kjo mund të shihet mjaft thjesht në profilin e të dyve në rrjetin social.
Kjo mund të jetë një zënkë e momentit mes të dyve, siç ndodh zakonisht, dhe shpresojmë që të jetë e tillë!
Gjithsesi, fjala e fundit u mbetet dy protagonistëve të kësaj historie dhe askujt tjetër.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit