Google ADS

Samanta Karavello: Dua ta shijoj marrëdhënien time me partnerin në intimitet

16:52 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Samanta Karavello ka folur për jetën e saj private në e misionin PopCulture, ndër të tjera ajo ka treguar se e mbaj në kontrol jetën e saj personale.

Këngëtarja zbuloi detaje nga jeta e saj private duke theksuar se i pëlqen shumë privatësia dhe aspak ekspozimi i partnerit të saj në media.

“Mua më pëlqen privatësia. Kam ambientet e mia të preferuara, nuk lëviz shumë në kafet e Tiranës. Pra nuk më pëlqen të ekspozohem. Pasi nësë kam shumë njerëz përreth kompleksohem shumë”.

E pyetur përse nuk i prezanton partnerët e saj në publik, Samanta përgjigjet: “Mua më pëlqen pjesa e të qenurit publik, por nuk më pëlqen të ekspozoj partnerin. Dua ta shijoj marrëdhënien time në intimitet. Është e vështirë të jesh publike”.

Samanta gjithashtu ka filur për karrierën e saj në muzikë: “Duhet të punosh shumë për të arritur ato që dëshiron. Është mirë që gjërat e tua ti bësh vetë, por sigurisht edhe nën menaxhimin e dikujt. Kur korr sukses papritur të gjithë zhduken dhe ndodh që edhe personat afër nuk janë të lumtur për suksesin tënd. Unë jam në fazën që asgjë smë pengon dhe nuk shqetësohem për gjëra pa rëndësi. Jam e fokusuar totalisht në karrierën time”./TCH/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme