Salt Bae është bërë i pavdekshëm në dyll dhe kështu bën realitet një gjë që shumë kush ka menduar se është e pamundur.
Legjenda e Instagramit, Nusret Gokce, i cili njihet si njeriu që në mënyrë të famshme vë kripën mbi ushqim, tashmë ka edhe skulpturën e tij nga dylli, shkruan Telegrafi.
https://instagram.com/p/BlgPmWJHapK/?utm_source=ig_embed
Kuzhinieri me përvojë i cili është lindur në Turqi, ka zbuluar skulpturën e tij dhe me krenari e ka shpërndarë atë në Instagram.
Tashmë e di se je i famshëm dhe një person publik me renome kur e zbulon statujën tënde të bërë nga dylli, e ngjashmëria është e jashtëzakonshme.
https://www.instagram.com/p/BlVbmlqB1p1/?taken-by=nusr_et
Kjo skulpturë është vendosur në NusrEt Sandal Bedestani, një prej restoranteve në Stamboll.
Sensacioni i internetit ka një zinxhir të restoranteve përreth botës, përshirë në New York dhe Miami, e ku shumica e pikave tjera janë të vendosur në Lindjen e Mesme.
Salt Bae së pari u bë i famshëm vitin e kaluar kur një video të postuar më 7 janar në llogarinë e restorantit në Twitter u bë virale dhe që prej asaj kohe yje si David Beckham, Diddy dhe Naomi Campbell kanë shijuar ushqimin e tij.
Video është shikuar 10 milionë herë në Instagram, e që prej asaj kohe ai mori pseudonimin “Salt Bae” për shkak të mënyrës teatrale të prerjes së mishit dhe shpërndarjs së kripës.
Gjithë ajo që bëri ai në një prej ditëve ishte hedhja e kripës nga krahu i tij dhe sot ai ka figurën e tij nga dylli. /Arbresh.info
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...