Për herë të parë Saimiri zbulon historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten!
Nuk jemi mësuar ta shohim Saimir Kodrën shpesh në intervista, megjithatë moderatori i njohur shqiptar nuk e ka refuzuar ftesën për të qënë i pranishëm në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”. Kurthit të Arjolës nuk i ka shpëtuar as Kodra, i cili ka rrëfyer disa histori personale të patreguara më parë.
“Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…” fillon rrëfimin e tij Saimiri, i cili zbulon sesi nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë, 7-vjeçarin Aleksandër.
“Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë sepse bashkëshortja ime ka qënë pjesë e spektakleve që organizoheshin në ate kohë. Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marr numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu filloi gjithcka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”
Ky është një rrëfim shumë i veçantë treguar edhe me shumë humor nga Saimiri, ndiqeni në linkun e mëposhtëm.
Katër shenjat e zodiakut që do të takojnë dashurinë e re në ...
“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sar...
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...