Sabri Fejzullahu zbulon emrin e personit që e bëri lajmin e rrejshëm të vdekjes së tij

15:51 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Këtë të diel në emisionin”1 Kafe prej shpisë” ishte këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzllahu i cili fillimisht ka folur për lajmin e rrejshëm që është shpërndarë këto ditë kinse ai ka vdekur.

Ai tha se lajmin e parë ia ka dhënë menaxheri i tij Avni Selimi dhe e ka falënderuar atë nga zemra.

“Për mu si Sabri nuk më bënë përshtypje ndonjë gjë sepse kur vjen vdekja me radhë për vitet që i kam është krejt në rregull edhe çka t’ vjen mirë se erdhët prej Zotit ,por mua më dhemb zemra mos prek në të rinj” ka treguar këngëtari.

“Po unë mendoj, dyshimi është që është dikush në Maqedoni një person që gjithmonë gjëra të tilla lanson për mua. Unë e di që njëherë nuk i kam lejuar me hap instagram, por s’ka lidhje edhe kjo kalon”, ka pohuar Fejzullahu.

Ai tha se më shumti e kanë përjetuar keq nusja e djalit Ariana si dhe vajzat e saja, shkruan rtv21.tv.
“Shkrimi që është bërë s’ka lidhje por ka lidhje për shkak se vajza jem Bulza në Amerikë edhe Adelina në Angli edhe Ariana, bota femërore i përjeton gjërat shumë më shpirt dhe janë shumë emotive. I kanë përjetuar shume keq”, ka sqaruar Fejzlullahu.
Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe, ka reaguar Ariana dhe vajza Bulëza por ai nuk ka reaguar. “Unë nuk kam reaguar sepse i kuptoj gjerat kur je fytyrë publike. Kam marrë me mijëra mesazhe duke më pyetur “a je mirë?” shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme