Periudha e karantinës ka qenë shumë e vështirë për Sabri Fejzullahun.
Mbreti i muzikës në Kosovë tregon në RTV Dukagjini se në fillim bashkëshortja Nera i kishte mbetur në Amerikë.
I lodhur me jetën e mbyllur në qytet, Sabriu thotë se vendosi të shkojë në shtëpinë e tij në Bardhosh.
Por edhe atje thotë se nuk gjeti qetësi pasi një natë në shtëpi i erdhën disa persona që tentuan ta grabisin.
Ai thotë se nga ato ngjarje e ka të vështirë t’i bind familjarët për të qëndruar në Bardhosh në shtëpinë e tij me oborr të madh.
Këngëtari ndërkohë ka treguar edhe planet e tij për këtë verë dhe më pas.
Ai thotë se kur të kalojë pandemia ka në plan të organizojë një koncert në stadiumin e Prishtinës i mbushur plotë me njerëz.
“Ëndërr e imja është që publiku të këndojë bashkë me mua këngët e mia”.
Ndërkohë ai thotë se është duke punuar me Pirro Çakon për të bërë dy këngë.
“Njërën këngë ia kam dërguar Virusit për ta kompozuar dhe tjetrën do të kompozojë ai vet. Njërën këngë do ta këndojmë bashkë me Pirro Çakon”.
Sabri Fejzullahu ndër të tjera është duke punuar për një album të ri që do të ketë shtatë këngë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...