Google ADS

Sabri Fejzullahu me bashkëshorten takohen dhe darkojnë me Morena Tarakun

11:16 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Stamboll të Turqisë, me bashkëshorten e tij, Nerën.

Dyshja kanë vendosur që ditët e fundit të janarit t’i kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke qëndruar larg aktiviteteve të përditshme në punë.

Ndërkohë teksa ndodhen atje, Sabriu dhe Nera kanë pasur rastin që të takohen me mikeshën e tyre të familjes, modelen dhe këngëtaren Morena Taraku.

Kjo e fundit, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Turqi, dhe thuajse zhvillon karrierën dhe aktivitetet e saj atje.

https://www.instagram.com/p/BtSpMDBnTC2/

Ka qenë bashkëshortja e Sabriut, Nera, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet duke darkuar me bashkëshortin e saj, si dhe në prani të tyre ndodhet edhe Morena.

Ata duken shumë të lumtur, teksa kanë pasur rastin që të ndajnë këto çaste të këndshme së bashku.

Kujtojmë që muajin e kaluar, Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku sollën duetin e tyre “Dashni”, e cila është pritur mirë nga fansat e tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme