Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”.
Ata kanë rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, ndër to ka cituar edhe takimin e parë me bashkëshorten e tij.
“Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash: Ti do të jesh gruaja ime”, ka thënë Fejzullahu.
“Jeta pranë Sabrit prej 32 vitesh ka qenë shumë e ëmbël, ndonjëherë pak e hidhur por jo në kuptimin negativ. Gratë që kanë burrat këngëtarë më kuptojnë. S’është lehtë, duhet sakrificë por pastaj të merr vala. Por pranë Sabriut si njeri i rregullt nuk mundesh me qenë keq. Ndonjëherë them a jam vërtetë kështu siç Sabriu flet për mua, ai e shfaq shumë dashurinë. Unë u habita kur më tha: Ti do jesh gruaja ime. Po të kishte shumë njerëz si Sabriu familjet do ishin të lumtura. Mua më dhimbset se punon shumë dhe i them të ndalet, por kënga është jeta e tij”, tha Nera.
Ndërkohë, Sabriu vazhdoi duke treguar detaje tjera nga njohja e tyre.
“Nera ka qenë studente e Gjuhës Shqipe kur jemi njohur. Ne kemi 15 vite diferencë por kemi 2 fëmijë të mrekullueshëm, Bulzën dhe Ermalin dhe kam dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë, Armendin dhe Adelinën që jetojnë në Angli, por janë fëmijët tanë. Dashuria për ta është edhe më e shtuar që ata të mos e ndjejnë faktin që jam me një grua tjetër. Unë i jam falënderues Nerës tërë jetën. Unë s’ja kam bërë fjalën dyshë asnjëherë Nerës dhe e dinë të gjithë sepse kujdesi i saj dhe përkushtimi për Armendin dhe Adelinën ka qenë i madh derisa dolën në jetë. Mos ishte Nera unë këngën do ta kisha lënë para 20 viteve. Unë me Nerën jemi njohur kur unë realizova një këngë “Mos mendo se jam i lumtur” kur situata në Kosovë nuk ishte e mirë. E pashë Nerën në korridoret e Fakultetit ku kisha shkuar për të bërë videoklipin. Nera shikonte se si po bëheshin xhirimet, kur e pashë thash: O zot. Në atë sekond i thash: Ti do të jesh gruaja ime. Kisha vendosur të mos martohem më. Por deshi zoti dhe takova Nerushin. Nera edhe këndonte shumë bukur dhe kishte 3-4 këngë në televizionin e Prishtinës. Ishte shumë e bukur dhe nga frika se po ma merr dikush dhe bëra mëkatin më të madh në jetë i vrava dashurinë më të madhe për këngën nga frika”, tha më tej Fejzullahu. /TV Klan
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...