Pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, këngëtari Sabri Fejzullahu ka thënë se me këtë akt po jep dinjitet Kosovës.
Sipas Fejzullahut, Ramush Haradinaj ka dëshmuar edhe njëherë sa e do Kosovën. “Sot , Ramush Haradinaj provoi edhe nji here se është atdhetare i flaktë, se e don Kosovën dhe Shtetin e Kosovës me shume se sa veten e vetë. Dje dha gjake nga vetja e vete dhe familjes se vete për lirinë e Kosovës , dhe sot me aktin trimëror , po i jep dinjitet Kosovës.”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në Facebook.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje ta pa revokushme nga funksioni i kryetarit të Qeverisë pasi është ftuar për intervistim nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale për intervistim. Haradinaj pritet që javën tjetër të udhëtojë për në Hagë.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...