Influencueset e rrjeteve sociale ia kanë dalë që të fitojnë të ardhura të mira në vitet e fundit, thotë një raport i ri.
Firma e marketingut Izea zbuloi se çmimi mesatar që sponsorizohet një fotografi në Instagram filloi me 134 dollarë në vitin 2014 dhe ka arritur në 1.642 dollarë.
Influencueset bazohen tek numri i ndjekësve dhe përzgjidhen nga firmat për të sponsorizuar postime apo video të ndryshme.
Por një ekspert insiston se kjo nuk sjell fundin e reklamave tradicionale.
“Marketingu digjital është i barabartë me fjalën e thënë drejtpërdrejt, por gjithmonë do të ketë një miks mes saj dhe reklamës tradicionale”, tha shefi ekzekutiv i platformës Socialbakers.
Disa prej të dhënave që lidhen me fitimet e influencuesve janë këto:
– Çmimi mesatar për një foto në Instagram është rritur me 44% nga viti 2018 – 2019.
– Për të sponsorizuar një postim në blog, është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 – 1.442 dollarë në 2019.
-Videot në Youtube kanë përfitimet më të larta – katër herë më e lartë se forma tjetër e çmimit të përmbajtjes së sponsorizuar – ishte 420 dollarë në 2014 dhe arriti në 6,700 dollarë në 2019″
-Një përditësim statusi në Facebook ishte 8 dollarë në vitin 2014 dhe arriti në 395 dollarë në vitin 2019.
-Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019.
-Postimet në blog janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...