Ajo e ka sjell në jetën të bijën e saj Dorelen, që tashmë është dashuria më e madhe e këngëtares.
Ryva Kajtazi flet për herë të parë për revisten “Kosovarja” rreth ndjesisë së të bërit nënë.
“Është gjëja më e bukur në botë. Një fëmijë është bekimi dhe dhurata më e madhe që mund ti bëhet një femre. Frazat mund të tingëllojnë si klishe, por realiteti nuk është aspak i tillë, pasi ka të bëjë me një eksperiencë të pa krahasueshme”.
Ryva thotë për “Kosovaren” se Dorela është mirë dhe se e ka plotësuar shumë.
Këngëtarja ka shtuar se jetës muzikore do ti kthehet menjëherë në start të sezonit veror.