Russell Crowe ka kritikuar ashpër trajtimin që Australia iu ka bërë refugjatëve të Ishullit Manus, duke e quajtur këtë akt si “turpi i kombit”.
Rreth 600 azilkërkues dhe refugjatë janë mbyllur në kampin Papua të Guinesë së Re. Ata refuzojnë që të dalin prej aty prej frikës së mund të sulmohen nga vendasit.
Autoritetet vendase kanë paralajmëruar përkeqësim të kushteve dhe situatës. “Manus, turpi i kombeve! Jetë të lëna në harresë. Jetë të lëna në frikë dhe dëshpërim. Kjo është e turpshme dhe e ndyrë!”, shkruan aktori në Twitter. Ylli i hollivudit shprehet se është i gatshëm që disa prej tyre t’i strehojë në shtëpinë e tij.
“Unë mund t’i strehoj në shtëpi 6 prej refugjatëve dhe mund tu jap edhe punë. Kam besim se edhe njerëz të tjerë mund të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ai.
Refugjatët që mbahen nga Australia në Papua Guinenë e Re janë mbyllur brenda kampit të tyre dhe nisën veprime ligjore për të luftuar kundër mbylljes së tij.
Mbyllja e kampit është pjesë e planit të qeverisë australiane për të nxisë refugjatët dhe azilkërkuesit të kthehen ën vendet e tyre, të jetojnë në Papua Guinëne e Re ose të shkojnë në qendra të tjera strehimi duke eliminuar një pjesë të madhe të programit të kushtueshëm dhe kontradiktor të ndalimit të tyre.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë