Transmetuesi shtetëror rus ka thënë që do të bojkotojë garën e këngës në Eurovison këtë vit, pasi nikoqiri i sivjetmë Ukraina ka thënë që do t’ia ndalojë hyrjen e konkurrentit rus.
Ukraina ka thënë se këngëtarja Yulia Samoylova nuk mund të udhëtojë në Kiev për garën sepse kishte performuar në Krime pasi rajoni u aneksua nga Rusia, transmeton portali arbresh.info.
Moska në ndërkohë ka akuzuar Ukrainën për diskriminim kundrejt Samoylovës dhe shkelje të rregullave të garës.
Channel One, transmetuesi shtetëror rus që transmeton garën për audiencën ruse, tha se organizatorët kishin ofruar mundësinë e dërgimit të një këngëtari tjetër, apo Samoylova të performonte përmes një video-lidhjeje nga Moska.
“Në pikëpamjen tonë kjo paraqet diskriminim ndaj Rusisë, dhe natyrisht që ekipi ynë në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me kushte të tilla”, ka thënë Yuri Aksyuta nga ky stacion televiziv.
“Natyrisht që nuk do të marrim pjesë në garën e Eurovision 2017 nën ato kushte që na janë ofruar, dhe as nuk do ta transmetojmë”, ka thënë ai më tej./Arbresh.info
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...