Pasi konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të mediave. E ftuar në emisionin “E Diell” ka folur pa doreza për jetën e saj personale.
Rudina ka treguar për marrëdhënien me dy ish-vjehrrat dhe atë aktuale. Moderatori, Ed Manushi e pyeti nëse do të jetonte me vjehrrën dhe Rudina tha se ajo është ëndrra e çdo vjehrre dhe shumë serioze.
“Jam fiks personi i duhur për këtë temë sepse unë jam në vjerrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”, tha aktorja. Më pas ajo përshkroi nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt dhe Aleksit.
Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?
Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.
Edi Manushi: E dyta?
Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale.
Ndërsa e treta e vërtet, nëna e Mark Frrokut. Për të ajo thotë se i ngjan shumë me gjyshen e saj.
Rudina Dembacaj: E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.
Edi Manushi: E katra?
Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush”.
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri