Prezantuesja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, që një kohë është duke e shijuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku.
Çifti së fundmi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, teksa lajmin u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë vet moderatorja, ajo e cila ka ndarë disa imazhe atraktive nga propozimi i Markut gjatë pushimeve të tyre në Turqi.
“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish”.
“As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time. Të dua shumë. I thashë PO”, ka shkruar ajo.
Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” më parë ka qenë e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Viktoria.
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë