Ekspertët mjedisorë dhe jo vetëm ata kanë akuzuar dukën dhe dukeshën e Sussex për hipokrizi pasi çifti përdori avion privat për të fluturuar në jug të Francës dhe Ibiza.
Princi Harry dhe Meghan, të cilët kanë folur rregullisht për çështje mjedisore, janë fotografuar duke hipur në një avion privat me djalin e tyre tre muajsh Archie Harrison Mountbatten-Windsor dy herë në javën e kaluar, duke vizituar Nice, Francë.
Gazeta britanike “The Sun” pretendon se çifti ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga Ibiza, gjithashtu me avion privat, vetëm dy ditë para se të shiheshin në vendpushimin francez, transmeton “Koha Ditore”.
Kritikët argumentojnë se veprimet e Harryt dhe Meghan kundërshtojnë qëndrimin e tyre publik mbi ndryshimin e klimës, duke pasur parasysh se aviacioni është një nga ndotësit kryesorë në botë dhe është përgjegjës për më shumë se 2% të emetimeve globale.
Gjurma mjedisore e një avioni privat është gjithashtu shumë më e madhe se ajo e një avioni komercial.
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira