Rrëzohet në skenë kitaristi i njohur Carlos Santana

17:38 | 6 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në ajër të hapur pranë Detroit, Michigan.

Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston të martën dhe ai u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim, transmeton portal arbresh.info

Santana, i cili ka lindur në Meksikë, më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte harruar të “hante dhe të pinte ujë”, prandaj edhe u rrëzua, shkruan BBC.

Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti po shkonte mirë.

Megjithatë, ai shtoi se një shfaqje e planifikuar për të mërkurën në Burgettstoën, Pensilvani, “do të shtyhet për një datë të mëvonshme”.

Santana, 10 herë fitues i çmimit Grammy thanë se ai vuante nga “lodhja e nxehtësisë dhe dehidratimi”.

Gjatë shkurtit të vitit të kaluar, Santa dhe anëtarët e tjerë të grupit rezultuan pozitivë me koronavirus dhe u detyruan të anulonin disa shfaqje.

Në dhjetor, kitaristi anuloi një numër shfaqjesh në Las Vegas pasi kishte një procedurë të paspecifikuar dhe të paplanifikuar të zemrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme