Kourtney Kardashian ka shprehur mirënjohjen e saj pas një ndërlikimi të frikshëm që i rrezikoi shtatzëninë.
Në një postim në Instagram, ajo thotë se iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente të fetusit.
“Do t’ju jem gjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi fantastikë që shpëtuan jetën e foshnjes tonë. I jam përjetësisht mirënjohëse burrit tim që rendi nga turneu tek unë që të ishte me mua në spital dhe të kujdesej për mua. Dhe mamasë time, faleminderit që më shtrëngove dorën.
Si dikush që ka patur tre shtatzëni shumë të lehta në të shkuarën, nuk isha përgatitur për frikën e hyrjes në operacionin urgjent të fetusit. Nuk mendoj se dikush që s’ka kaluar një situatë të tillë mund ta kuptojë atë ndjesi frike. Kam një botëkuptim të ri dhe respekt për nënat që iu është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.
Lëvduar qoftë Zoti.Të dilja nga spitali me djalin në barkun tim dhe mirë ishte bekimi më i vërtetë”.
Para disa ditësh, në media qarkulloi lajmi se Travis la në mes turneun e Blink-182 për shkak të një “çështjeje urgjente familjare”. Më pas, në një postim në X ai ka konfirmuar se bëhej fjalë pikërisht për operacionin dhe se rikthehet në turne të premten.
Vajza e madhe e familjes Kardashian zbuloi gjatë muajit Qershor se pret një fëmijë me 47-vjeçarin. Pak ditë më vonë, çifti bëri me dije se do të bëhen prindër të një djali.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...