Një rregull që mbretëresha Elizabeth II e kishte vendosur, kishte kthyer jetën e Princeshës Diana në një ferr të vërtetë.
Mbretëresha kishte vendosur që askush mos të shkonte në shtrat përpara saj, transmeton portal arbresh.info
Diana thuhet se e ka gjetur kaq të vështirë të qëndrojë deri sa ajo u nxit të shfajësojë veten përpara Mbretëreshës, duke shkelur sundimin mbretëror.
Duke folur në një intervistë të mëparshme, Sir William Heseltine, një nga ish sekretarët privatë të Mbretëreshës, përshkroi se si Diana e gjeti sundimin të vështirë për t’u ndjekur.
Ai tha se për Dianën mbrëmjet e gjata mbretërore ishin agoni.
“Diana ishte e prirë për ekstreme të tilla, prandaj edhe e arsyetonte vetën dhe shkonte në shtrat, e cila mendohej se ishte sjellje e keqe para mbretëreshës”, tha ai.
Sir William shërbeu si sekretar privat i Mbretëreshës nga 1986 në 1990.
Diana iu bashkua Familjes Mbretërore kur u martua me djalin më të madh të Mbretëreshës, Princi Charles, në korrik të vitit 1981, disa muaj pasi çifti njoftoi lidhjen e tyre.
Charles dhe Diana u ndanë në vitin 1992, ku Princesha nxorri detaje rreth fundit të marërdhënies së tyre.
Jeta e tyre vazhdon të mbetet intrigante për shumë lexues./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë