Të gjithë i kemi mësuar tashmë që rregullat mbretërore janë nga më të çmendurat, por po ashtu kemi mësuar që ish-aktorja nuk e ka për gjë edhe t’i thyejë ato.
Pothuaj në çdo event, ka një lajm që e shoqëron familjen mbretërore për thyerje protokolli nga Meghan Markle.
Ndërsa shumica prej nesh kanë pranuar në heshtje rregulla si: ndalohet lyerja e thonjve, ndalohet selfie, ndalohen rrjetet sociale, ndalohet vota apo të tjera rregulla të çuditshme, ka diçka që nuk mund të kuptohet.
E dini që Meghan Markle nuk mund të flejë para Mbretëreshës?
Mund t’ju duket e çuditshme, por është vërtet kështu.
Kur të gjithë anëtarët e familjes mbretërore janë në të njëjtën shtëpi ose kështjellë, të gjithë duhet të presin derisa Mbretëresha të shkojë për të fjetur dhe pas saj, mund të bëjnë të njëjtën gjë të gjithë të tjerët.
Me sa duket, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore nuk kanë “arsye” për ta justifikuar veten për të shkuar në shtrat para Mbretëreshës gjatë asaj nate, kështu që as Meghan nuk duhet ta bëjë.
Edhe pse kjo e fundit, është mësuar tashmë me thyerje rregullash.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të