Damiano është një nga banorët që ka një histori të dhimbshme jete, ndërsa mbrëmjen e sotme i përloti të gjithë teksa rrëfeu vështirësitë që ka kaluar bashkë me mamanë e tij. Ai rrëfeu në dhomën e rrëfimit fëmijërinë e kaluar plot mundime, si dhe për babain.
“Babai im ka qenë një njeri i dhunshëm dhe godiste nënën time. Pinte shumë dhe luante bixhoz. Luante me lekët që fitonte dhe inatin e nxirrte tek nëna ime. Nuk harroj imazhet kur ai i përplaste kokën në mur. Nuk kam asgjë kundër tij, por nuk i fal vetëm diçka. Momenti kur ai është larguar nga shtëpia ka marrë krevatin ku unë dhe nëna ime flinim, sepse nuk kishte krevat të flinte me gruan tjetër. Prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit”, tha Damiano. I përlotur, Damiano tha se një jetë nuk i mjafton për të falenderuar dhe qenë mirënjohës për tezen, gjyshen dhe nënën.
Pas këtij rrëfimi, “Big Brother” rezervoi një surprizë për Damianon. Në dhomën e rrëfimit e priste gjyshja, njëra nga tre gratë që ai thotë se e kanë rritur. Damiano vrapoi drejt saj dhe të dy u përqafuan, por gjyshja ishte mërzitur pak. “E ndjek “Big Brother”, por më ka mërzitur çik javën e shkuar. Është çik mistrec dhe ja do puna që të bëhet pak mistrec”, thotë ajo, ndërsa pyet, “Pse të dënohej?”. E pyetur nga Arbana për Armelën, gjyshja e Damianos tregon, “E kam parë dhe është shumë e mirë”.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...