Aktorja fituese e Oskarit, Jane Fida, në një intervistë për The Edit, ka zbuluar se ajo i ka mbijetuar përdhunimit dhe ka vuajtur abuzimin seksual që kur ishte fëmijë.
79-vjeçarja, që nuk ka kursyer të rrëfejë momentet më të hidhura të jetës së saj, ka treguar se njëherë ajo e kishte humbur punën për shkak se nuk pranoi që të shfrytëzohej seksualisht nga shefi i saj, transmeton portali arbresh.info.
Ajo shtoi se ndjehet e frikësuar sepse një gjë e tillë mund t’ju ndodhë edhe vajzave në ditët e sotme.
“Kjo është një ndër ayser kryesore pse sot jam aktiviste e të drejtave të grave”, ka thënë ajo.
“Unë e di se vajzat e reja që kanë qenë të përdhunuara tentojnë të ‘mohojnë’ një gjë të tillë dhe një nga gjërat kryesore që bën lëvizja e grave është që të na bëjë të kuptojmë se përdhunimi dhe abuzimi nuk është faji ynë”, ka shtuar Fonda.
Në vitin 2014 ajo ka zbuluar edhe një detaj të tmerrshëm nga jeta e saj, pasi deklaroi hapur që nëna e saj, Frances Ford Seymour ishte abuzuar seksualisht si fëmijë. Nëna e saj bëri vetëvrasje kur Fonda ishte vetëm 12- vjeç./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...