Moderatorja Kiara Tito, në një rrëfim emocional në “Ftesë në 5”, foli për pritjen e ëmbël.
Mes batutash, bashkëshortja e Luiz Ejllit, tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
“Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.
Çfarë ka ndryshuar te Kiara gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.
“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.
Nostalgjike, ish-konkurrentja e BBV u tregua kur kujtoi përvojën e saj në “reality show”.
“Dasma në 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prap në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...