Kush e ka dëgjuar njëherë të këndojë, e ka vështirë ta harrojë.
Po flasim për këngëtarin e muzikës popullore, Gena, i cili në një intervistë për “Prive” përveç projekteve muzikore ka folur edhe për marrëdhënien që ka me dy vajzat e tij, nga martesa e parë. Prej 7 vitesh ai është martuar për herë të dytë me Lorin, por tregon se ka një marrëdhënie të fortë dhe solide me dy vajzat nga martesa e parë, tashmë të rritura.
“Kam dy vajza nga martesa e parë dhe i dua shumë. Njëra quhet Nasiola dhe tjetra Helga. Vajza e madhe është 19-vjeçe, kurse e dyta 17-të. E vogla ka vesh për muzikë dhe aktivizohet me shumë grupe baleti dhe është shumë e talentuar. Ka pasur shumë rrugë me këto koncertet, aktivitetet jashtë që bëhen me muzikën folklorike shqiptare. Është soliste në grupin e saj. Kurse e madhja është…akrep si shenjë dhe është e mbyllur në vetvete, i pëlqen piktura. E futa në shkollë për pikturë, por pastaj nuk i pëlqeu, u detyruam t’i ndërronim shkollën dhe tani është në një shkollë tjetër profesionale”,- tregon këngëtari
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin