Përfaqësoi Qipron në Eurovizion, por kurrë nuk e mohoi se është shqiptare, pavarësisht se mediat e skandaleve tentuan të shesin si të vërtetë një lajm ku e thoshte diçka të tillë.
Eleni Foureira, i bëri shqiptarët të ndihen po aq krenarë sa edhe për Eugent Bushpepën e Ermal Metën, pasi origjinën shqiptare këngëtarja që u rendit e dyta me 436 pikë e mbrojti në çdo deklaratë të dhënë pas natës finale të Eurovizionit.
Në një rrëfim për jetën e saj, këngëtarja e lindur në Fier, shprehet se jeta e saj ka qenë e vështirë si e çdo emigranti shqiptar dhe është larguar nga vendi në vitin e “mbrapshtë’ 1997, kur Shqipëria përjetoi një konflikt civil të pashembullt.
Mbi të gjitha Eleni thekson se ndihet krenare që është nga Shqipëria.
Rrëfimi i plotë:
“Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, kur isha 7-8 vjeç erdhëm në Greqi. Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë!
Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën… dhe plumbat futeshin nga dritarja. Kishim frikë se mos na vidhnin.
Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke). Është një vend i mahnitshëm etj. Pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritëm në vendin magjik?
Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.
Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit.
Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonim shpejt. Brenda vitit mësova të flas rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk mu desh.
Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit.
Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëherë.
Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj.
Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”/gsh/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...