Pas 3 vitesh në Dubai, Bertina Mehmeti u kthye në Shqipëri.
Gjatë kohës kur punonte atje, kaçurelja simpatike që u bë e njohur në “Big Brother”, bëhej shpesh protagoniste në artikuj ku shkruhej se ajo tanimë po bënte jetë luksi mes sheikëve. Ndoshta kanë qenë këto komente, çfarë e kanë shtyrë Bertinën që të mendojë largimin sërish nga Shqipëria, pasi u kthye jo për shkak të zgjedhjes por prej çështjeve familjare. “Gjithmonë kam menduar që nuk do të kthehesha në Shqipëri. Por mesa duket, Zoti nuk ka qenë dakord.
Për shkak të disa gjërave familjare, jam sërish në Shqipëri.”, zbuloi Bertina e ftuar në emisionin “Thumb”. Ajo rrëfeu jetën e saj në Dubai, duke theksuar se kanë qenë tre vite pune të lodhshme në kompanitë ku ka qenë e punësuar, krejt e kundërta e atyre që ka lexuar për veten në media. “Kam parë gjithmonë të përflitet “Bertina mes sheikëve, Bertina mes jetës luksoze…” Bertina punonte si indianet që ishin aty.” “Shumica kam përshtypjen e ngatërrojnë, se kujtojnë se çdo arab është sheik. Sheik moj motër, janë këta që kanë pasuri shumë të madhe dhe vijnë nga familje mbretërore.”
“Shqipëria nuk më pëlqen. Ta dini. E di që do më thonë: “Je antishqiptare”, por nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen energjia negative që kanë njerëzit. Nëse këtu shikojnë dikë i cili arrin diçka, është i suksesshëm, e kanë gjithmonë si tendencë, që pse ai duhet të jetë atje.” Bertina tregoi gjithashtu se, ndonëse atje ndihej më pozitive sesa në Shqipëri, normat e veshjes për gratë ndikuan edhe tek ajo, duke e bërë të ndihej shpesh se ishte veshur papërshtatshëm.
Por, edhe pse e përqafoi mënyrën më konservatore të veshjes dhe sjelljes, Bertina u shpreh se nuk do ta pranonte kurrë të mbulohej. Ishte kjo në fakt, një prej arsyeve për të cilat s’do të bëhej dot kurrë nusja e një sheiku të pasur. “Kushti primar që kanë sheikët që të të marrin për grua, është që të mbulohesh. Por diçka që s’do ta pranoja dot kurrë, ishte të mbulohesha.”
Bertina ka qenë një prej banoreve më të komentuara të “Big Brother”. Në edicionin e tretë të reality show-t, ajo ra në sy jo vetëm si një nga vajzat më tërheqëse, por edhe u kthye në protagoniste për marrëdhënien me banorin tjetër, Erjonin. Ata u ndanë në 2012-ën, pas rreth tre vitesh bashkë. Edhe pse jeta e saj private ka qenë më e ekspozuar se ç’do të kishte dashur, Bertina thotë se ka qenë me fat sepse nuk është ndeshur me gjykim nga ana e familjes.
“Unë vij nga një qytet i vogël, ku mentaliteti është normalisht më konservativ. Megjithatë, mua familja më ka mbështetur gjithmonë. Domethënë: “Zgjedhjet e tua, janë zgjedhjet e tua. Tashmë ajo ka rifilluar jetën në Tiranë dhe zbuloi në “Thumb” edhe se me çfarë po merret aktualisht tani, që nuk është më në kryeqendrën e lindjes së mesme.
“Unë i jam futur shumë rastësisht mjekësisë. Punoj në një kompani farmaceutike. Megjithatë edhe në Dubai, prapë rastësisht, punova në fushën e mjekësisë. Fillimisht, kam punuar në një kompani shumë të madhe që menaxhonte shumë spitale. Më pas, kam punuar me kompaninë Mitsubishi. Një arritje, aq më tepër që është në fushën time, inxhinieri.”
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...