Google ADS

Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia solli jeta!

01:02 | 3 Dhjetor 2024
E.G

Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa ka bërë rrëfimin e jetës përgjatë qëndrimit në shtëpi.

Anisa ka rrëfyer me plotë emocione rreth fëmijërisë së saj, dhe mënyrën se si është rritur.

Ajo ka thënë se është rritur si djalë, pasi që nga fëmijëria e kanë veshur si të tillë, dhe si e tillë thotë se ndjehet akoma, sipas saj, me energji mashkullore përbrenda.

Tutje, Anisa ka treguar për sëmundjen e saj, e cila vuan nga skolioza, transmeton Klankosova.tv.

“E kam parë në pasqyrë shpinën, jam kthyer anash në anën e majtë  dhe e pash njërën pjesë të shpinës më të çune. Shkova te mami dhe i thash më shiko, se diçka nuk është në rregull me mu, mos jam vra. Momentin që doktori e ka pa shpinën tem, ai i ka thënë nënës time qysh keni mujt me leju fëminë tuaj me lënë në këtë gjendje, mos me ia bë ndonjë kontrollë… Kemi shku në doktora të ndryshëm dhe njëri nga ta tha se kjo që e ka, është shumë problem të rikuperohet apo me u shëru me fizioterapeut, por ne kemi me u mundu që të bëjmë gjëra që kjo të ndihet më mirë. Sëmundja ime është skolioza dhe klifoza e dyfishtë, e kam nga pjesa e qafës deri te boshti i kukave…! “, u shpreh Anisa.

Ajo tutje ka rrëfyer se sa vështirë e ka pasur të mbaj jelekun nga doktori, dhe mënyrën se si është bullizuar edhe në shkollë.

“Kam qenë duke ecur, një çikë nga larg më ka bërtitur dhe ka thënë  ‘kqyre kjo çika që është e paralizune’, dhe në atë moment truri im ishte off” u shpreh mes lotësh Anisa, e cila thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë..

Anisa ka treguar edhe për pjesën e shërimit, e cila theksoi se kishte momente kur nuk kishte pirë as ilaqet, teksa rrëfeu se ka patur raste që ka tentuar t’i bëjë edhe vetes keq.

“Mjeku më ka thënë që gjithqysh më duhet ta bëj operimin, pasi në të ardhmën nuk mund të bëj fëmijë, dhe rrezikoj edhe të mbes në karroce”, u shpreh Anisa.

Çmimi i këtij operacioni sipas Anisës, është 200 mijë euro dhe është shumë që unë nuk mund ta arrij, ndaj edhe është pjesëmarrëse e këtij formati.

“Po e shoh veten që nuk jam mirë, si psiqikisht as fizikisht, dhe arsyeja që kam ardhur në Big Brother është për të fituar çmimin dhe ta kryej operimin”, tha Anisa, teksa thotë se i vjen keq për prindërit teksa dëgjojnë se e njëjta ka tentuar t’i bëj vetes keq.

Anisa ka treguar edhe për jetën sentimentale, e cila tha se kishte qenë në një lidhje toksike.

Në fund, iu bë e ditur që një ordinancë do të kryejë operimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme