Rudina Demneri e njohur për publikun si Paloma ka qenë pjesë e Big Brother VIP deri në javën e kaluar.
Gazetarja e njohur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka treguar për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e saj private.
Ajo po ashtu ka rrëfyer për dhunën që përjetoi për tetë vite rresht e për sfidat që kaloi.
Kjo duket se e mërziti bashkëshortin e saj, i cili me profesion është producent, ndërsa u shfaq edhe në shtëpinë e Big Brother.
Pas daljes nga spektakli madhështor, Paloma e ftuar në “Ftesë në 5” zbuloi se si kishte qenë burri i saj meqë u publikuan një sërë lajmesh të ndryshme.
“Lexoj lajme që vazhdoj të jem akoma e shokuar. Andrei po them të drejtën po më tregonte për pesë ditë rresht ka marrë diazepan për t’u qetësuar sepse ishte e papërballueshme për të lajme dhe informacione të tmerrshme që gazetarët shkruanin për të”.
“Çdo njeri në familjen e vet ka probleme, nuk ka asnjë familje perfekte rëndësi ka se sa i aftë je ti për t’ia hedhur këtyre problemeve. Kjo është fitore. Kur dy persona bien dakord për të mbajtur atë familje të shëndetshme. Unë jam shumë e lumtur që e kam rifituar këtë dashuri”, kanë qenë fjalët e Palomës.
Paloma dhe Andrei tani jetojnë të lumtur me njëri-tjetrin dhe kanë bashkë edhe një vajzë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...